‘Lufta e trëndafilave’ mes Loredanës dhe Mozzik vazhdon. Ata janë një nga çiftet më të përfolur për ndarjet dhe ribashkimet e shumta mes tyre, por këtë herë nuk kemi të bëjmë me një ribashkim. Të paktën ende…
Ndjekësit e çiftit kanë vënë re në rrjetet sociale se ata kanë veshur rroba të njëjta. Fillimisht një palë çizme dhe më pas një jelek jeshil. Kjo bëri që ata të aludonin se reperët janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.
Por, burime pranë çiftit kanë zbuluar për “Panorama Plus” se dyshja nuk janë ribashkuar dhe vijojnë rrugët e tyre të ndara. Diçka e tillë është pohuar edhe nga vetë reperja në rrjetet sociale. E pyetur nëse është me Mozzik ajo e ka mohuar shkurt duke i shkruar një komentueseje: “JO”.
Ndonëse nuk janë bashkë, dy artistët do jenë gjithnjë ‘të lidhur’, pasi kanë një vajzë. Ata dinë të ndajnë problemet e tyre nga bashkë-prindërimi për të voglën, Hanën, ndaj të cilës janë shumë të përkushtuar. Ajo është dhe do jetë ura lidhëse e Mozzik (Gramoz Aliut) dhe Loredanës. E ndonëse aktualisht nuk janë bashkë, nuk përjashtohet një ribashkim tjetër i (ish)- çiftit të njohur për ulje-ngritjet e tyre.
Çfarë tha (ish)-çifti për ‘luftën e tyre të trëndafilave’?
Kënga e parë e albumit të tyre të përbashkët me titull “No rich parents: ishte ajo me titull “Rosenkrieg”. Titulli shpjegon edhe gjithë historinë e tyre që përfundoi në ndarjet e përfolura. Nga gjermanishtja, “rose” ka kuptimin “trëndafil”, ndërsa “krieg” përkthehet “luftë”. Rosenkrieg fjalë për fjalë ka kuptimin “lufta e trëndafilave” dhe i referohet mosmarrëveshjeve të pakëndshme midis partnerëve ose ish-partnerëve; nuk është një grindje e thjeshtë, por metaforikisht një “luftë” mes dy njerëzve që janë ose kanë qenë të dashuruar.
“Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim të dashuruar, Tani jetojmë me luftën tonë të trëndafilave, Mijëra ndjenja u bënë politikë, Çdo debat mes nesh shkoi aq larg, derisa filloi një terren gënjeshtrash, Gjithçka ndodhi thjesht sepse ishim të dashuruar” – është një pjesë e tekstit.
Videoklipi e gjen çiftin mes lotësh dhe debatesh, zënkash të shumta, derisa largohen nga njëri-tjetri. “Gjithmonë shumë stres, Vetëm u përkeqësua dhe unë ika Ende mund ta kujtoj dashurinë.” – thotë Mozzik në një pjesë. Loredana ndër të tjera shprehet se njerëzit mendonin se ishte faji i saj, “por të dy e dimë që ka dy pjesë”. “Vetëm ne të dy e dimë të vërtetën,” thotë ajo.
Mozzik do rikthim?
Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik në verë. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja shkruante do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën. Megjithatë, duket se përveç vajzës kanë edhe dashuri për njëri-tjetrin teksa të dy kanë treguar se janë “single”.
Muaj më vonë Mozzik lançoi projektin me titull “A po rrin”. Në vargjet që i ngjajnë më shumë një poezie, Mozzik flet se si u njoh me të dhe se si iu duk njeriu më i mirë që i fali parajsën. Megjithatë, përtej dashurisë ai thotë se janë të dy shumë kokëfortë dhe për këtë arsye nuk mund të jenë bashkë. E po ashtu tregons e e ka vuajtur shumë ndarjen. Por, reperi e la sërish të hapur një mundësi për rikthim pasi thotë se kanë vajzën në mes. (KLIKO)
A do triumfojë dashuria mbi kokëfortësinë? Këtë e dinë vetëm Mozzik dhe Loredana…pak por e sigurt është se -për momentin- ata nuk janë bashkë.