MIQËSI E KRISUR? Kledi Kadiu uron “shqiptarçe” Ilir Shaqirin për ditëlindje – AlpeGossip
MIQËSI E KRISUR? Kledi Kadiu uron “shqiptarçe” Ilir Shaqirin për ditëlindje

MIQËSI E KRISUR? Kledi Kadiu uron “shqiptarçe” Ilir Shaqirin për ditëlindje

Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri janë dy balerinët shqiptarë që falë talentit dhe punës ndër vite kanë mundur të arrijnë majat e suksesit në Itali. Gjatë periudhës që Iliri ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku në fund u shpall dhe fitues u tha se dy balerinët i kishin dhënë fund miqësisë së tyre.

Këtë gjë e bëri të ditur Oni Pustina në një deklaratë të tij ku tha se Iliri nuk kishte asnjë komunikim, Kledin. Më tej Pustina u shpreh se konkurenti ishte xheloz për famën e Kadiut në Itali.

Por e gjithë kjo dilemë mori fund kur Kadiu u shfaq me një mesazh mbështetës për mikun dhe kolegun e tij. Në video-mesazhin e tij, balerini u shpreh se e sheh si fitues dhe i jep gjithë mbështetjen e tij. “Edhe nëse nuk fiton, rri i qetë se ke marrë pëlqimin e publikut shqiptar gjithandej”, u shpreh balerini.

Ditën e sotme Iliri feston 49 vjetorin e tij ku ka marrë dhe shumë urimë nga kolege apo miq të ngushtë. Mes tyre ishte dhe urimi i mikut të tij Kledit i cili e ka uruar balerinin në Instagram me një video të vjetër ku dyshja janë duke kërcyer së bashku një valle traditcionale shqiptare, teksa ka shkruar : “Edhe 100! @ilirshaqiri”.

Më pas ka ardhur dhe reagimi i Shaqirit i cili e ka ripostuar urimin e mikut të tij dhe ka shkruar “Qejf o qejf”.