Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do zbulojnë me siguri diçka të rëndësishme në 'Dua të bëj të lumtur' - AlpeGossip
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do zbulojnë me siguri diçka të rëndësishme në ‘Dua të bëj të lumtur’

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do zbulojnë me siguri diçka të rëndësishme në ‘Dua të bëj të lumtur’

Do të jetë me siguri një pjesë shumë interesante e Dua të bëj të lumtur me të ftuar një prej çifteve më të dashur shqiptarë, Xhensilës dhe Besit. Do të jetë edhe Ija…Spektakli është i garantuar…

Xhensila, ndërkaq ka postuar disa foto nga programi që duket shumë interesant. Ajo premton që do të zbulojmë natyrën e vërtetë të Besit, të cilën Xhensila e njeh mirë, por publiku më pak…

#duatetebejtelumtur

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Do të ketë me siguri surpriza, sicc kuptohet nga një grup fotosh ku ajo mban në dorë dy kuti, një rozë dhe një bojëqielli. Me siguri do flitet për fëmijën e ardhshëm të çiftit, për dëshirat e tyre për gjininë dhe ndoshta do tregohet edhe më shumë…

Deri tani, këngëtarja dhe aktori i humorit kanë thënë që i mirëpresin fëmijët në jetën e tyre, por nuk kanë dhënë më shumë detaje, ndaj sonte mund të mësojmë shumë prej tyre…ndoshta dhe atë që presim të gjithë.