”BURRIN E MORA PREJ KRAHU DHE E ÇOVA TEK PRINDËRIT”/ Dasara Karaiskaj tregon historinë e dashurisë – AlpeGossip
”BURRIN E MORA PREJ KRAHU DHE E ÇOVA TEK PRINDËRIT”/ Dasara Karaiskaj tregon historinë e dashurisë

”BURRIN E MORA PREJ KRAHU DHE E ÇOVA TEK PRINDËRIT”/ Dasara Karaiskaj tregon historinë e dashurisë

Ditën e sotme tema kryesore në emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ ishte ‘Vajzat që propozojnë djemtë’ dhe një ndër të ftuarat ishte gazetarja Dasara Karaiskaj. Ajo ka treguar historinë e saj më bashkëshortin duke bërë të ditur që e ka hedhur vetë hapin e parë.

“Pas 6 muajsh marrëdhënie edhe unë i dhashë drejtim vetë, vendosa vetë t’i jap drejtim. Pas gjashtë muaj bashkëjetesë me Damianon i thashë a i takojmë një herë ata të shtëpisë sime, jo për t’i dhënë një drejtim marrëdhënies por sepse prindërit e mi ishin jashtë dhe të rrinin te qetë: Ja ky është ai djali që po shoqërohem në këtë momente dhe nuk ka pasur në thelb një propozim martese. Ka qenë kjo, pastaj vajza dhe e neglizhuam shumë martesën”, ka treguar gazetarja në studio.