KOPJE APO …KOPJE? Biznesi i ri i Adelina Tahirit nuk duket edhe aq origjinal sa e prisnim! (FOTOT) – AlpeGossip
KOPJE APO …KOPJE? Biznesi i ri i Adelina Tahirit nuk duket edhe aq origjinal sa e prisnim! (FOTOT)

KOPJE APO …KOPJE? Biznesi i ri i Adelina Tahirit nuk duket edhe aq origjinal sa e prisnim! (FOTOT)

Këngëtrja  e njohur Adelina Tahiri është një nga personazhet ë të njohura të publikut shqiptar. Ajo është gjithmon♪7 shumë aktive në Instagram ku shpesh poston foto e video nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Pak kohë më parë, Adelina na lajmëroi nisjen e biznesit të saj të ri për këpucë që quhet ”Shoes By Adelina”. Këngëtarja madje i hapi biznesit të saj dhe një faqe Instagrami ku numëron 8073 ndjekës. Në profilin e saj janë të eskpozuara disa nga modelet që mesa duket Adelina do të nxjerrë në shitje.

Nëse i shohim me kujdes mund të dallojmë se të gjitha palët e këpucëve ngjajnë si ”fytyra” të para diku tjetër më parë, por një palë nga ato jemi të sigurt që i kemi parë diku.

Ju kujtojnë gjë këto?

Nëse jo, na lini neve t’jua tregojmë se ku i keni parë këto këpucë. Këto taka kaq të bukura janë ideja e të madhit dhe të vetmit Christian Louboutin dhe më poshtë do mund të shihni versionin origjinal të takave të mësipërme.

Takat origjinale në fjalë kushtojnë 1095$, ndërsa çmimin e takave që Adelina do të shesi nuk e dimë akoma.

Modeli që Adelina trajton si të vetin jo vetëm është ”frymëzuar” nga forma e takave të ”Louboutin”, por gjithashtu është siguruar të mbart çdo detaj unik këtyre të fundit. Nëse shikoni me kujdes ajo ka zgjedhur pikërisht që takat të kenë shollë të kuqe (detaj i cili njihet si unik i Christian Louboutin) por dhe shkrimin në pjesën e brendshme e kanë njësoj. Ndryshon vetëm emri i shkruar.

Si përfundim mendojmë që të paktën kur kopjohen ide, të mos bien kaq shumë në sy…/AlpeGossip.al