Victoria Beckham thyen këmbën, fotografohet me paterica (FOTO) – AlpeGossip
Victoria Beckham thyen këmbën, fotografohet me paterica (FOTO)

Victoria Beckham thyen këmbën, fotografohet me paterica (FOTO)

Victoria Beckham ka kaluar disa ditë pushimesh dimërore në shtetin kanadez.

Por, duket se pushimet nuk kanë shkuar edhe aq mirë për ikonën e modës.

Ajo ka pësuar një aksident gjatë kohës që bënte ski në Vancouver pasi është fotografuar teksa dilte prej hotelit me këmbën e thyer dhe paterica.

Bashkëshortja e ish-futbollistit, David është fotografuar në Londër teksa mbante në duar patericat, të cilat e ndihmonin të ecte pasi këmbën e kishte të fashuar.

Së bashku me 43-vjeçaren kanë qenë edhe fëmijët si dhe bashkëshorti, David.