E vutë re? Një çantë “Hermes” 17.000 dollarëshe bëhet pjesë e koleksionit luksoz të Klaudia Pepës – AlpeGossip
E vutë re? Një çantë “Hermes” 17.000 dollarëshe bëhet pjesë e koleksionit luksoz të Klaudia Pepës

E vutë re? Një çantë “Hermes” 17.000 dollarëshe bëhet pjesë e koleksionit luksoz të Klaudia Pepës

Balerina Klaudia Pepa duket se po kalon një kohë mjaft të mirë në Itali. Ndonëse fusha e artit është e vështirë në secilin vend të botës, talenti i balerinës shqiptare siç duket nuk ka njohur barriera dhe kjo e fundit nuk po i kursen vetes as produktet më luksoze në treg.

Në foton e fundit që Klaudia ka postuar vetëm disa orë më parë, sytë na shkuan menjëherë tek çanta që mban në dorë. Nuk është vetëm një çantë në fakt, por është çanta më e lakmuar në botë: një Hermes Birkin ngjyrë rozë e lehtë, prodhuar së fundmi nga kompania e mirënjohur.

Me një kërkim të thjesht në ‘Google’, mund të gjeni se në rastin më të mirë, kjo çantë shitet 17.000 dollarë (dhe kjo në SHBA pasi në Europë zakonisht, çmimet e tyre janë edhe më të “kripura”)

Nëse eksplorojmë edhe pak më shumë në profilin e Klaudias do të vëmë re se balerina është e apasionuar pas çantave të mira pasi ajo numëron edhe disa ‘Chanel’, sigurisht luksoze edhe pse jo në standardin e Hermes.

Me këtë blerje, Klaudia i shtohet listës së pak vajzave dhe grave në Shqipëri të cilat kanë mundësi ta kënaqin veten me një produkt të tillë.

Epo, ta gëzosh Klaudia! /Blitz.al/