E kishit vënë re? Të hënën, Rudina Magjistari përdor gjithmonë të njëjtin truk në programin e saj – AlpeGossip
E kishit vënë re? Të hënën, Rudina Magjistari përdor gjithmonë të njëjtin truk në programin e saj

E kishit vënë re? Të hënën, Rudina Magjistari përdor gjithmonë të njëjtin truk në programin e saj

Veshja e moderatores së njohur të Tv Klan, Rudina Magjistari është komentuar shpesh edhe nga stilistë dhe specialistë të botës së modës. Diku me pak rezerva, diku me komplimente, veshja e Rudinës është konsideruar si klasike, serioze, casual dhe herë-herë edhe moderne.

Edhe në rastet kur e ka gjetur veten nëpër portale me komente të ndryshme, Rudina nuk është shqetësuar për këtë pjesë. Ajo është gjithmonë komode me atë që zgjedh të veshë në programin e pasdites, madje edhe nëse diçka i pëlqen dhe i rri mirë, mund ta zgjedhë ta veshë përsëri e përsëri.

Biondia e ëmbël e ekranit ka edhe një sekret në veshje, nga i cili nuk heq asnjëherë dorë: ngjyrat. Nëse udhëton për pak në Instagramin e saj dhe shikon fotot e njëpasnjëshme, ngjyrat e ndezura janë ato që dominojnë. Duke nisur që nga e kuqja e deri tek ato më fosforeshente, Rudina e ka kuptuar se një pikë kyçe e ekranit është edhe ngjyra me të cilën publiku mësohet me ty.

Megjithatë, ndryshe nga të gjitha ditët e javës, e hëna për Rudinën është edhe më e veçantë. Duket se është pak supersticioze, sepse pothuaj çdo fillim jave, moderatorja e “Rudina” zgjedh të kuqen dhe këtë e bën enkas. Pak javë më parë, pasi u fut në studio me fustan të kuq, publiku nuk ndalonte duartrokitjet: “Me fustan të kuq për ta nisur javën mbarë”, – tha ajo si për të justifikuar entuziazmin e zonjave në publik.

Në pothuaj të gjitha të hënat, Rudina e ka ogur veshjen e kuqe. Mund të jetë një fustan, mund të jetë fund, një këmishë, por edhe një aksesor. Nuk mjafton të thuash që moderatores, me siguri, i pëlqen dhe i rri për shtat e kuqja, por më shumë se kaq, e kuqja është joshëse edhe për publikun, i cili, në rastin e Rudinës, do t’i ngulë sytë para ekranit e do ta ndjekë deri në fund.

E kuqja ishte edhe zgjedhja e sotme, kështu që truku i javës së mbarë, edhe për këtë javë do të funksionojë.

Por e bën edhe në fillim të muajit (1 maj)

… Ose për fillim viti. E kuqja sërish