Landi i “West Side Family” do të bëhet baba? Kjo video i thotë të gjitha – AlpeGossip
Landi i “West Side Family” do të bëhet baba? Kjo video i thotë të gjitha

Landi i “West Side Family” do të bëhet baba? Kjo video i thotë të gjitha

Një tjetër bebush mund të vijë shumë shpejt në radhët e showbiz-it shqiptar. Këngëtari i grupit muzikor “West Side Family”, Landi Hysi ka thënë se do të bëhet baba.

I ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustafës dhe Fatma Methasanit, Landi ka deklaruar për herë të parë se do të bëhet baba.

“Ke në plan ndonjë fëmijë”, e pyet gazetarja.

“Le të themi për herë të parë që Landi shumë shpejt do të bëhet baba dhe t’i hedhim edhe një thumb tjetër miletit”, përgjigjet Landi.

Nëse është një lajm i vërtetë, atëherë ky do të jetë fëmija i parë i këngëtarit.

Ndonëse prej vitesh ai është një ndër personazhet më të famshëm të showbiz-it shqiptar, vetëm së fundmi në mediat rozë është zbuluar diçka nga jeta private e këngëtrarit, i cili pak kohë më parë pranoi për herë të parë publikisht se është në një lidhje dhe madje në prag të martesës. Të jetë vërtetë shtatzënë partnerja e këngëtarit?