FOTO/ “Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, e sulmon peshkaqeni dhe shpëton mrekullisht – AlpeGossip
FOTO/ “Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, e sulmon peshkaqeni dhe shpëton mrekullisht

FOTO/ “Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, e sulmon peshkaqeni dhe shpëton mrekullisht

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër!” Kjo shprehje vlen të përmendet për një ngjarje të ndodhur në Sidnej të Australisë.

Një 55 vjeçare ka shpëtuar për mrekulli nga sulmi i një peshkaqeni të bardhë.

Anna Shurapey ka pësuar vetëm me një kafshim në këmbë dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën.

Gruaja ishte duke notuar vetëm 20 metra nga bregu në plazhin ‘Botany’, kur peshkaqen me një gjatësi nga 2.7 deri në 3.2 metra e ka sulmuar.

Disa plazhistë e kanë transportuar në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirigjikale në këmbën e djathtë.