”SA E TRISHTË KJO QË TË NDODHI, JE DIVA JONË”/ VIP-at mbështesin Elvana Gjatën pas humbjes në ”Festivalin e Këngës” – AlpeGossip
”SA E TRISHTË KJO QË TË NDODHI, JE DIVA JONË”/ VIP-at mbështesin Elvana Gjatën pas humbjes në ”Festivalin e Këngës”

”SA E TRISHTË KJO QË TË NDODHI, JE DIVA JONË”/ VIP-at mbështesin Elvana Gjatën pas humbjes në ”Festivalin e Këngës”

Mbrëmjen e të dielës, pra në datë 22 Dhjetor, në Pallatin e Kongreseve u mbajt nata finale e edicionit të 58′-të të ”Festivalit të Këngës”. Pas performancave dhe surprizave të shumta që publiku shijoi, në fun të mbrëmjes u shpall dhe fituesja e cila është Arilena Ara me këngën ”Shaj”.

Menjëherë pas shpalljes së fitueses, rrjeti dhe mediat ”shpërthyen” pasi nga pjesa më e madhe e publikut kjo ishte një fitore ”surprizë” që nuk pritej. Të gjithë filluan të flisnin se si duhet të ishte Elvana ajo që duhet të kishte fituar dhe sigurisht nuk munguan as akuzat drejt drejtuesëve të festivalit.

Të shumtë ishin personazhet publik që i dolën në krah Arilenës pas ”sulmeve” nga ana e publikut dhe disa personazheve të famshëm.

View this post on Instagram

19 Dhjetor. “ME TANA”

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Ditën e djeshme, Elvana reagoi për herë të parë në lidhje me këtë situatë, me anë të një fotoje në Instagram ku ishte shprehur: Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…
Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses💜! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine, mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!
I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time! Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi, me apo pa porosi!
Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal😍U gezova shume!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!

Pranojeni jeten ME TANA
Gezojeni jeten ME TANA
Mezi pres projektet e reja😍🙏🏻

View this post on Instagram

Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej… Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses💜! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine, mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli! I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart! Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time! Zemra plot! Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi, me apo pa porosi! Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal😍U gezova shume! Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal! Pranojeni jeten ME TANA Gezojeni jeten ME TANA Mezi pres projektet e reja😍🙏🏻

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Menjëherë në komentet e fotos së këngëtares ”plasën” komplimentat dhe mbeshteja nga shumë personazhe VIP të cilët mesa duket këtë ishin duke pritur për ti shprehur përgëzimet për performancë dhe energjinë që dhuroi.

Duke nisur nga Capital T, Ledri, Ermal Mamaqi, Emina Cunmulaj e shumë e shumë të tjerë, të gjithë shprehën mbështetjen e tyre të pa diskutueshme duke i lënë Elvanës të kuptojë se ajo ishte e shkëlqyer në atë që bëri! /AlpeGossip.al