A është kjo telenovela që do mbërthejë shqiptarët pas ekranit? – AlpeGossip
A është kjo telenovela që do mbërthejë shqiptarët pas ekranit?

A është kjo telenovela që do mbërthejë shqiptarët pas ekranit?

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në programin “Përkujtimi i Sulltan Abdulhamitit në 100-vjetorin e vdekjes” të zhvilluar në Pallatin Yildiz në Stamboll.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdo?an) tha se telenovela “Payitaht Abdulhamid”, që transmetohet në kanalin TRT 1 të Radio Televizionit Turke dhe pëlqehet shumë nga teleshikuesit, duke u përkthyer në gjuhë të ndryshme duhet të ‘eksportohet’ me shpejtësi në vende të ndryshme të botës.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në programin “Përkujtimi i Sulltan Abdulhamitit në 100-vjetorin e vdekjes” të zhvilluar në Pallatin Yildiz në Stamboll.

Ai tha se ajo që e bën një popull të ekzistojë, ajo që i jep popullit memorie dhe karakter është tërësia e ngjarjeve historike.

Erdogan tha se janë krenarë për historinë turke dhe çdo popull ka fatin të zotërojë një histori të tillë si dhe bëri të ditur se nuk neglizhojnë të marrin mësim nga e kaluara.