VËLLEZËRIT VESHAJ MË TË PAGUARIT NË KONCERTE? Menaxheri i VIP-ave: Skandal, klubet në Shqipëri po kthehen në tallava – AlpeGossip
VËLLEZËRIT VESHAJ MË TË PAGUARIT NË KONCERTE? Menaxheri i VIP-ave: Skandal, klubet në Shqipëri po kthehen në tallava

VËLLEZËRIT VESHAJ MË TË PAGUARIT NË KONCERTE? Menaxheri i VIP-ave: Skandal, klubet në Shqipëri po kthehen në tallava

Pas 2 vitesh që artistët thuajse qëndruan pushim prej pandemisë, kjo verë është totalisht e prenotuar për ta. Por duket se rritja e çmimeve, ka prekur edhe artistët. Madje ka edhe nga ata që brenda një dite kanë deri në 3 koncerte.

Të shpeshta kanë qenë lëvizjet në listën e këngëtarëve më të paguar, ku shifrat rekord arrijnë deri në 8 mijë euro. Madje, menaxherët e artistëve nga Kosova në shifrat e publikuara shprehen se kanë tarifa deri në 10,000 euro apo 12,000 euro, natyrisht për një këngëtar/e të caktuar.

Në showbizz-in shqiptar, rekordin për këtë verë e mbajnë vëllezërit Veshaj. Kështu ata, së bashku me Elgit Dodën kanë një verë komplet të prenotuar, ku do të paguhen deri në 8 mijë euro për një koncert.

Shumica e koncerteve të tyre janë në klubet bregdetare, por edhe jashtë Shqipërie. Zvicra ku për një natë koncert, së bashku me reklamimin në rrjetet sociale që Donaldi dhe Romeo i bëjnë kap shifrat deri në 10 mijë euro.

Kjo ishte një ndër temat që u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje “Skype” ishte Alesio Aliaj, menaxher klubesh/ Vip-ash.

Duke iu referuar Donaldit dhe Romeos, ai u shpreh se “nuk e di nëse janë aktorë apo këngëtarë”. Sipas tij, kënga do punë, jo vetëm klikime në “Youtube” që mund të jenë edhe fals.

“Unë punoj me këngëtare të famës botërore, u mora me shqiptarët për të futur në hartën e Australisë Shqipërinë. DJ-ve ju ikën puna nga këngëtarët që as live nuk këndojnë . Skandal, klubet në Shqipëri po kthehen në tallave”, thqa Aliaj.

I pyetur se sa i paguan ai këngëtarët, menaxheri i njohur u shpreh në varësi të biletave.

“Unë i bëj vlerat në bazë të shitjes të biletave. Bëj një marrëveshje, do fitoj unë, do fitosh ti. Po deshe me ardhë mirë. Nëse e di vlerën tënde dhe e di se e merr, vjen”, tha ai.

Duke qenë se Beatrix Ramosaj ka marrë më shumë popullaritet në publik pas pjesëmarrës në “Big Brother VIP”, Aliaj tha se në Australi ende nuk e ka atë famë.

“Elvana, Aurela, Ledri, Dhurata Dora njihen më shumë këtu. Të tjerë duan shumë punë që të arrijnë. Populli i respekton shumë dhe hedhin lek shumë. Unë në bazë të shitjes bëj dhe pazarin.

Çdo këngëtar që ka ardhur do që të rikthehet, janë ndarë të kënaqur. Puna është në Shqipëri, që është një katrahurë.

Nëse unë i jap 12 mijë dollarë Ledrit, i nxjerr lekët se e kam biletën 100 dollarë. Po në Shqipëri ku i nxjerrin këto lek? Menaxheri merret me pagesën, reklamën, me të gjitha dhe është fatura. Në Shqipëri 90 për qind të tyre janë të padeklaruara. Mami i Ledrit më ka kërkuar një faturë. Problemi i muzikës në Shqipëri është sistemi që duhet të rregullohet. Po u rregullua sistemi, rregullohet çdo gjë”, tha Aliaj.