Kejvina Kthella bëhet nuse, por vëmendjen e merr fustani i mrekullueshëm që ka veshur (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Kejvina Kthella bëhet nuse, por vëmendjen e merr fustani i mrekullueshëm që ka veshur (FOTO+VIDEO)

Kejvina Kthella bëhet nuse, por vëmendjen e merr fustani i mrekullueshëm që ka veshur (FOTO+VIDEO)

Modelja për të cilën flasin të gjithë që pas paraqitjes së parë të saj në “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella është bërë nuse. Ajo ka pozuar për një pjesë të koleksionit të ri 2018 “Një ditë e kalendarit mund të jesh edhe ti”, të “Ami Event”.

I ka mahnitur të gjithë fustani që Kejvina mban veshur e që çdo nuse do donte ta kishte në dasmën e saj, i qëndisur me 3700 gurë të ndërthurur bukur në mënyrë artizanale.

Në një foto tjetër Kejvina shfaqet me një fustan princeshash, të fryrë, me supet e rëna dhe me gurë.

Ndërsa në një tjetër modelja ka mahnitur me elegancën që i ka dhënë fustani i bardhë, i gjatë me kurrizin e hapur.

Akoma edhe më e mrekullueshme Kejvina shfaqet me fustanin tjetër të nusërisë, të qendisur në detaje dhe që krijon një siluetë perfekte.

Pjesë e koleksionit të ri 2018 të fustaneve të nusërisë nga “Ami Event” është edhe ky fustan magjepsës të cilin e shihni në foton e mëposhtme e me siguri keni mbetur pa fjalë.