TË SHTRIRË MBI NJËRI-TJETRIN/ Postimi më romantik i Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës – AlpeGossip
TË SHTRIRË MBI NJËRI-TJETRIN/ Postimi më romantik i Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës

TË SHTRIRË MBI NJËRI-TJETRIN/ Postimi më romantik i Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës

Ai është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Është fjala për Ledri Vulën, i cili përpos karrierës si artist edhe jeta e tij personale është mjaft e komentuar.

Ledri ka disa vite në një lidhje dashurie me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë, Poem.

Që të dy janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku Sara së fundmi ka ndarë me ndjekësit një video romantike. Ata shfaqen së bashku të shtrirë mbi njëri-tjetrin në pishinë.

Të shtrirë mbi njëri-tjetrin, postimi më romantik i Ledri

Ndërkohë kujtojmë se projekti më i fundit muzikor nga Ledri Vula ishte në fakt një surprizë shumë e madhe për ndjekësit e tij, pasi në videoklipin e këngës ishte protagoniste Sara dhe kimia e dashuria e tyre ishte ‘qershia mbi tortë’ e një projekti të suksesshëm me afro 5 milion klikime si ‘Gjendja’.

Reperi gjithashtu do të publikojë ditën e sotme bashkëpunimin me reperin Lyrical Son dhe ka paralajmëruar në rrjete sociale se videoklipi i këngës do të jetë me të vërtetë shumë ‘i nxehtë’.

Nga ana tjetër, Sara përpos fitores së ‘Dancing With the Stars’, së fundmi është angazhuar duke sprovuar veten e saj në një tjetër fushë në xhirimet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ me protagonistë  Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.