NUK E KISHIM VËNË RE MË PARË/ Ka një detaj fatsjellës tek këngët hit të Butrint Imerit – AlpeGossip
NUK E KISHIM VËNË RE MË PARË/ Ka një detaj fatsjellës tek këngët hit të Butrint Imerit

NUK E KISHIM VËNË RE MË PARË/ Ka një detaj fatsjellës tek këngët hit të Butrint Imerit

Butrint Imeri është një nga këngëtarët shqiprtarë që çdo këngë e tij kthehet në hit të menjëhershëm.

Mesa duket Butrinti e ka një taktikë të vetën që gjithmonë i sjell fat në projektet muzikore. Data 14 është mjaft e veçantë për të pasi po bëhen 3 vite që lançon këngët në këtë datë.

Hiti “Xhanëm” dhe bashkëpunimi i tij me Gjikon “Bakllava” u publikuan në të njëjtën datë, njëra një vit më parë e tjetra dy vite më parë. Kështu ka vendosur dhe për këngën e tij më të re, “M’ke rrejt” e cila do publikohet me 14 dhjetor.

Kjo datë duket se i sjell shumë fat këngëtarit pasi dy këngët e kaluara u pëlqyen shumë nga publiku dhe kanë arritur të grumbullojnë miliona klikime në Youtube.