”ME TY E KAM DREJTUES I EMISIONIT”/ Noizy kritikon ashpër ”Këngën Magjike”: Ky nuk është thjesht biznes… – AlpeGossip
”ME TY E KAM DREJTUES I EMISIONIT”/ Noizy kritikon ashpër ”Këngën Magjike”: Ky nuk është thjesht biznes…

”ME TY E KAM DREJTUES I EMISIONIT”/ Noizy kritikon ashpër ”Këngën Magjike”: Ky nuk është thjesht biznes…

Nëse ka diçka që është kthyer në ‘traditë’ për festivalet në tërësi janë akuzat për vota të vjedhura e çmime të blera menjëherë pasi shpallet fituesi. Me të drejtë ose jo, kjo është ajo që dëgjojmë më së shumti edicion pas edicioni për secilin nga eventet muzikore, e jo vetëm.

Këtë herë, “Kënga Magjike” pati të njejtin fat, sidomos pasi publiku në sallë nisi të brohoriste emrin e Fifit, në momëntin që trofeu shkoi në duart e Eneda Tarifës. Diskutime lidhur mbi këtë temë pati shumë, sidomos nga këngëtarët konkurrentë të këtij viti, por duket se dhe ata të cilët nuk kanë qenë pjesë e garës, kanë diçka për të thënë. Ky është rasti i Noizy-t, i cili i është drejtuar Ardit Gjebresë në veçanti, duke shkruar: “Po, me ty e kam drejtues i emisionit, duket që je artist i vogel, sepse sapo i vrave zemrën një artisti duke bërë me hile dhe duke parë interesat përpara drejtësisë.”

Reperi ka shkruar ndër të tjera se votimet janë të shtirura, ashtu sikurse ka rrëfyer se nuk ka dëgjuar asnjë nga këngët garuese në festival, por i gjithë ky qëndrim nga ana e tij vjen për shkak të reagimit që erdhi nga salla në momentin final. Shkrimin e plotë të reperit e gjeni mëposhtë.