PAS ROMANCËS SË PËRFOLUR ME REGJIZORIN/ Arbana Osmani tregon fiksimin e saj të parë – AlpeGossip
PAS ROMANCËS SË PËRFOLUR ME REGJIZORIN/ Arbana Osmani tregon fiksimin e saj të parë

PAS ROMANCËS SË PËRFOLUR ME REGJIZORIN/ Arbana Osmani tregon fiksimin e saj të parë

Romanca e mundshme e Arbana Osmanit me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn, ka pushtuar mediat prej javësh.

Por të dy kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje, për të mos thënë asgjë për marrëdhënien mes tyre.

Moderatorja vendosi të na prezantonte me fiksimin e saj të parë, që duket se ka qenë aktori i njohur i serialit “Beverly Hills”, Luke Perry. Ky i fundit ndërroi jetë dje pas një ataku në zemër, ndërsa shumë personazhe publikë shprehën hidhërimin e tyre për këtë lajm edhe Arbana ishte mes tyre.

Ajo publikoi në Insta Story një imazh të aktorit, ku shkruante: “Fiksimi im i parë”.

Dhe me siguri Luke ka qenë i tillë jo vetëm për të, por për shumë prej tyre që ndiqnin “Beverly Hills 90210”. Ai luajti rolin e Dylan McKay nga viti 1990 deri në vitin 1995, për t’u rikthyer sërish nga viti 1998 deri në 2000-n.

Aktori u nda nga jeta në mënyrë të papritur, ndërsa bota e kinematografisë nga dje është në zi.