DUHET TA NJIHNI/ Regjisorja që fitoi Oscar-in ka një lidhje me Kosovën (VIDEO) – AlpeGossip
DUHET TA NJIHNI/ Regjisorja që fitoi Oscar-in ka një lidhje me Kosovën (VIDEO)

DUHET TA NJIHNI/ Regjisorja që fitoi Oscar-in ka një lidhje me Kosovën (VIDEO)

Elizabeth Chai është një prej regjisorëve që realizoi dokumentarin “Free Solo”, i cili fitoi çmimin e më të mirit gjatë ceremonisë së Oscar-it.

Dhe tani mësojmë se Elizabeth ka një lidhje me popullin e Kosovës, pasi vite më parë realizoi një dokumentar për periudhën e pasluftës të titulluar “A Normal Life” (Një jetë normale).

Në këtë dokumentar Chai tregon jetën e shtatë miqve, 3 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Përmes historive të tyre të traumës dhe rimëkëmbjes, dëshpërimit dhe shpresës, dokumentari shfaq transformimin e tyre.

Ndërsa projekti i tyre “Free Solo”, që mori çmimin “Dokumentari më i mirë”, tregon rrugëtimin e alpinistit Alex Honnold për t’u ngjitur pa litar në El Capitan në Parkun Kombëtar Yosemite, në qershor të 2017-s.

“Më duhet të besoja se Alex po ia dilte shumë mirë. Ne gjithashtu duhej të mbanim peshën që gjithë produksioni të shkonte në mënyrë të përsosur. Nëse do të bënim ndonjë gabim, do të ishte katastrofike. Ky film është për të gjithë që besojnë në misionet e pamundura. Është puna e një ushtrie të tërë”, ka thënë Chin.