“NA TREGO PËR NJERËZIT QË JANË VRARË PËR TY”/ Adelina Ismaili ka një KOMENT epik për akuzën e RËNDË ndaj saj – AlpeGossip
“NA TREGO PËR NJERËZIT QË JANË VRARË PËR TY”/ Adelina Ismaili ka një KOMENT epik për akuzën e RËNDË ndaj saj

“NA TREGO PËR NJERËZIT QË JANË VRARË PËR TY”/ Adelina Ismaili ka një KOMENT epik për akuzën e RËNDË ndaj saj

Adelina Ismaili është diva e muzikës shqiptare, e cila për vite me radhë ka kontribuar me muzikën e saj në vendin tonë. Ajo ka sjellë me muzikën e saj më pranë njerëzve dhe situatën e rënduar politike në vitet kur Kosova ishte në luftë duke u bërë një heroinë në mënyrën e saj për atdheun.

Të gjithë e mbajmë mend këngën e famshme të Adelinës “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën” të cilën e kujtuam në ditën e krijimit të Ushtrisë së Kosovës në datën 14 dhjetor 2018.

 

Vetë Adelina u shpreh e emocionuar për krijimin e kësaj ushtrie të cilës ajo i kishte kënduar shumë vite më parë dhe intervista e saj për “Klan Kosova” lidhur me këtë ngjarje madhorë ka rezultuar mjaft e klikuar dhe këngëtarja e ka zbuluar përmes një postimi në Instagram.

“Ka kaq shumë reagime për pikëpamjet e mia politike! Mos vallë duhet të kandidoj për Presidente?” – ka shkruar Adelina në postimin e saj duke na lënë të dyshojmë se mbase shumë shpejt do ta shohim duke drejtuar Kosovën.

 

Mirëpo edhe pse komentet positive janë të shumta, ka dhe komente negative të cilave Adelina nuk përton t’u përgjigjet.

“Na mbyte me këto fjalime e mendime të mykëta. Adelinë ti mundesh me tregu për ndonjë gjë që ke bërë për njerëzit që janë vrarë për ty se nëse mbetesh me na tregu ti se kush e ka bërë ushtrinë neve na ….”

Pas këtij komenti akuzues dhe aspak dashamirës këngëtarja ka përcjellë një mesazh paqësor për komentuesen duke shkruar: “Mos e ndiq çdo hap timin se mund të nervozohesh kot. Nëse di diçka për vrasjet e mia, unë personalisht do ta shkruaj ty emrin si dëshmitare të dëshmosh në polici dhe gjykatë. Por mos ofendo është nivel shumë i ulët. Paqe” !