PAS TËRHEQJES NGA ”KËNGA MAGJIKE”/ Besa Kokëdhima sqaron pjesëmarrjen në emisionin ”Shiko Kush Luan” – AlpeGossip
PAS TËRHEQJES NGA ”KËNGA MAGJIKE”/ Besa Kokëdhima sqaron pjesëmarrjen në emisionin ”Shiko Kush Luan”

PAS TËRHEQJES NGA ”KËNGA MAGJIKE”/ Besa Kokëdhima sqaron pjesëmarrjen në emisionin ”Shiko Kush Luan”

Besa Kokëdhima ka qenë një nga të ftuarat speciale të programit ‘Shiko Kush Luan’ të realizuar posaçërisht për festat e 28-29 nëntorit. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, këngëtarja ka shpjeguar se kjo puntatë është regjistruar 4 ditë para tërmetit të 26 nëntorit.

“Të dashur miq. Kjo është puntata për Festat Kombëtare të 28-29 Nëntorit e ‘Shiko Kush Luan’, xhiruar më datë 22 Nëntor, 4 ditë përpara tragjedisë që goditi vendin tonë. Ndjehesha si “fajtore” që të transmetohej qoftë edhe këtë fundjavë, duke qënë se gëzimi, energjia dhe hareja që kemi përjetuar e përcjellë në paditurinë e çka do të ndodhte disa ditë më pas është maksimale. Por pas shumë kërkesave tuaja në @topchannelalbania @luanavjollca kanë gjykuar se është momenti. Le të shërbejë energjia e përçuar për forcë, shpresë, atdhedashuri e ringritje. Ju dua pa masë”, ka shkruar Besa krah postimit të saj më të fundit ku ka shfaqur disa nga pamjet e programit.

Kujtojmë se pas ngjarjes së datës 26 nëntor, Kokëdhima vendosi të tërhiqet edhe nga gara në festivalin e përvitshëm ‘Kënga Magjike’. Pavarësisht kërkesës publike të Ardit Gjebreas për të mos e braktisur spektaklin, Besa nuk mundi të ishte pjesë e festivalit të mbajtur në pallatin e Kongreseve.