BRENDA FESTËS SË DITËLINDJES SË TAYNËS/ Reperja e feston 23 vjetorin në lokalet e Tiranës (FOTO) – AlpeGossip
BRENDA FESTËS SË DITËLINDJES SË TAYNËS/ Reperja e feston 23 vjetorin në lokalet e Tiranës (FOTO)

BRENDA FESTËS SË DITËLINDJES SË TAYNËS/ Reperja e feston 23 vjetorin në lokalet e Tiranës (FOTO)

Reperja e njohur, Tayna feston sot ditëlindjen e saj të 23-të. Artistja duket se e ka pritur këtë ditëlindje midis miqve më të mirë në Tiranë. Këtë e kanë zbuluar postimet e shumta në llogarinë e reperes në rrjetet sociale. Nga pamjet duket se Tayna ka hapur disa shishe shampanjë pranë shoqeve të saj duke shijuar muzikën në sfond.
Tayna ka ndarë edhe disa foto e veshur me fustanin latex në ngjyrë të kuqe, ku ka shkruar se është duke shijuar jetën. Menjëherë fansat kanë lënë një sërë komentesh, duke e uruar artisten për këtë moment special si i sotmi.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Tayna publikoi projektin më të fundit muzikor me titull ‘Sorry’, i cili numëron 2 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.