Mira Kazhani shpërthen ne top show: Boll me gazetarinë që shkon tek familja – AlpeGossip
Mira Kazhani shpërthen ne top show: Boll me gazetarinë që shkon tek familja

Mira Kazhani shpërthen ne top show: Boll me gazetarinë që shkon tek familja

Diskutimi për debatit që shkatori deklarata e Mustafa Nanos për Ilda Bejlerin, për “zhveshjen” në ekran të kesaj të fundit është zhvendosur në top show magazinë. Në mbrojtje te Ilda Bejlerit ka dalë Bledi Mane duke thënë se e njeh mirë atë dhe sakrificat e saj, dhe ka sulmuar Mustafa Nanon duke i kujtuar të shoh nusen me ferexhe të të birit.

Mira Kazhani ka ndërhyrë: Ja si e tregon veten gjithmonë ti Bledi Mane, pse shkon te familja, ç’punë ke me nusen e djalit të Mustafa Nanos, dhe ferexhenë e saj. E drejtë e saj, por kjo që bën është e padrejtë. Gazetaria nuk është liçensë per të vrarë, ne s’kemi punë me familjet. Merru me Muçin, ç’punë ke me nje anonime, të pafajshme.

Sa për Bejlerin gazetarja Mira Kazhani tha se e njeh dhe se mendon se është vajzë më e mirë dhe më e mençur se garderoba e vet ndërsa Muçi një nga analistët më të mirë më vend dhe burrë elegant, edhe pse me Ildën diku e teproi. Po të gjithë e teprojmë ndonjëherë.