Olsi dhe Xheni i “BB” përsëri së bashku! Çfarë po ndodh mes tyre… (FOTO) – AlpeGossip
Olsi dhe Xheni i “BB” përsëri së bashku! Çfarë po ndodh mes tyre… (FOTO)

Olsi dhe Xheni i “BB” përsëri së bashku! Çfarë po ndodh mes tyre… (FOTO)

Shtëpia më e famshme në Shqipëri “Big Brother” ka bërë që të lindin shumë miqësi dhe dashuri të cilat kanë vazhduar edhe jashtë saj. Një ndër këto raste është edhe ai i Olsit dhe Xhenit, ish-banorët e “Big Brother 9”, të cilët pavarësish konkurrimit nisën një miqësi që me sa po shohim po forcohet nga dita në ditë.

Sa herë që Xheni kthehet nga Italia një ndër personat që takon më shpesh është Olsi. Pas ndarjes së saj nga Benardi dhe largimit drejt Italisë, në rikthimin e parë të gjithë e kujtojmë se Xheni personin e parë që takoi ishte Olsi. Për me tepër ata të dy darkuan së bashku dhe më pas shkuan në një klub nate.

Aso kohe lindën dyshimet se midis tyre kishte diçka më shumë se sa shoqëri, por të dy ish-banorët e “BB“ e mohuan në mënyrë kategorike duke thënë se janë thjesht miq të mirë.

Xheni është rikthyer sërish nga Italia dhe një ndër personat që ka takuar përsëri është Olsi. Vetëm para pak ditësh ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetri.

“Nonat”, shkruan Xheni në një foto të postuar para disa ditësh në “Instagram” ku shfaqet së bashku me Olsin dhe postimin e shoqëron dhe me një zemër.

#nonat ❤️ @olsi.klosi

A post shared by Jen 🌹 (@jennymhillaj_95) on

Edhe Olsi nga ana tjetër ka postuar një video në “Snapchat” ku shfaqet përkrahë Xhenit. Këto shoqërime të shpeshta të tyre na kanë vënë në dyshime se midis tyre mund të ketë diçka më shumë se sa miqësi.