SHPEJT APO NGADALË? Mënyra si ecni zbulon se kur ju do të vdisni – AlpeGossip
SHPEJT APO NGADALË? Mënyra si ecni zbulon se kur ju do të vdisni

SHPEJT APO NGADALË? Mënyra si ecni zbulon se kur ju do të vdisni

Shpejtësia me të cilën njerëzit ecin pas moshës 40 vjeç është një shenjë që tregon se sa të vjetër ata e kanë trupin apo trurin e tyre, thonë shkencëtarët. Duke kryer një test të thjeshtë shpejtësie, një ekip studiuesish grumbulloi të dhëna të mjaftueshme prë të matur procesin e plakjes së njerëzve.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ata që ecin ngadalë, plaken më shpejt dhe po e njëjta gjë ndodh edhe me fytyrën e tyre, ata duken më të vjetër se mosha reale. Sipas mendimit të ekipit ndërkombëtar të shkencëtarëve të përfshirë në studim, rezultatet paraqesin një “surprizë të jashtëzakonshme”.

Mjekët në përgjithësi matin shpejtësinë e ecjes për të vlerësuar shëndetin e përgjithshëm të një pacienti, veçanërisht në ata mbi 65 vjeç. Është një tregues i mirë i forcës së muskujve, funksionit të mushkërive, ekuilibrit, forcës së shpinës dhe vizionit. Të kesh një ritëm të ngadaltë gjatë pleqërisë shoqërohet gjithashtu me një rrezik të shtuar të demencës dhe një rënie të funksioneve të trupit.

Alarm i kuq
Sondazhi vlerësoi një milion njerëz në Zelandën e Re të lindur në vitin 1970 dhe u ndoq rregullisht. Pacientët 49-vjeçarë gjithashtu iu nënshtruan testeve të funksionit fizik dhe trurit, ky studim tregoi se ecja ngadalë është një shenjë që zhvillohet dekada para moshës së vjetër. Edhe në moshën 45 vjeç, ka një ndryshim të madh në shpejtësinë e ecjes: lëvizja më e shpejtë e ritmit është pak më shumë se dy metra në sekondë me shpejtësi të plotë (pa vrapim).

Në përgjithësi, njerëzit që ecin më ngadalë kanë treguar shenja më të larta të “plakjes së përshpejtuar”. Mushkëritë, dhëmbët dhe sistemi imunitar i personave që iu nënshtruan testit ishin në kushte më të këqija sesa ata që, gjatë testeve, u tregua se ecnin më shpejt. Zbulimi befasues që shkencëtarët kanë bërë është që njerëzit që ecin më ngadalë, ka më shumë të ngjarë të kenë një tru më të vjetër dhe të vdesin herët.