Ledri Vula i bashkohet nënës në Tiranë, surprizon publikun e “Masterchef Junior Albania” – AlpeGossip
Ledri Vula i bashkohet nënës në Tiranë, surprizon publikun e “Masterchef Junior Albania”

Ledri Vula i bashkohet nënës në Tiranë, surprizon publikun e “Masterchef Junior Albania”

Ledri Vula do të jetë këtë të martë në Tiranë dhe do ta shohin në një format krejtësisht ndryshe. Reperi i njohur do të jetë i ftuar në programin “MasterChef Junior Albania”, ku do të sjellë një surprizë të vërtetë për talentet e vegjël në garë, e cila do të ndikojë edhe në provën e tyre të kësaj jave.

Një kuti misterioze do të vihet para fëmijëve me produkte të zgjedhura nga vet Ledri, dhe më pas të vegjlit do të gatuajnë me to për të konkurruar në garën e radhës.

Ndërkohë kujtojmë që pjesë e “MasterChef Junior Albania” është edhe mami i Ledrit, shefe Xheraldina. Në këtë aspekt të gjithë jemi kuriozë të shohim se cila do të jetë marrëdhënia mes tyre.