Këto 3 palë taka mund t’i vishni “ditë e natë” këtë verë (FOTO) – AlpeGossip
Këto 3 palë taka mund t’i vishni “ditë e natë” këtë verë (FOTO)

Këto 3 palë taka mund t’i vishni “ditë e natë” këtë verë (FOTO)

Me siguri tani e keni ndërruar garderobën tuaj dhe e keni mbushur dollapin me rrobat e verës.

Dhe këpucët janë një detaj tëpër i rëndësishëm të cilin nuk e anashkaloni dot dhe këtë sezon janë disa modele që nuk duhet t’i lini pa i blerë, sidomos nëse jeni ‘të dashuruara” me takat.

Këto modele të reja mund t’i vishni kurdoherë, në darkë apo gjatë ditës dhe look-u juaj do të jetë gjithmonë “IN”.

1.Shapka me takë

 

Këtë sezon shapkat me takë janë ato më trendi dhe më komode. Një palë të tilla do të duken shumë bukur në zyrë dhe për një gotë në darkë. Duhet ti blini patjetër!

2.Sandale me takë

Të tilla sandale e tregojnë këmbën shumë bukur, me këto ka mundësi të tregohet pedikyri dhe të jeni rehat. Që nga viti i kaluar ky model ka fiksuar të gjitha blogger-et.

3.Gjysëm çizmet verore

Ok, mbase këtë nuk e kishit menduar, por një palë çizme verore të hapura tek gishtat dhe me pak takë janë super komode dhe trendi i kësaj vere.

 

Mund t’i kombinoni me çdo fustan apo pantallona dhe veshja juaj do të jetë super moderne