Çfarë? Lori me Besin dhe Xhensilën paskan ndarë të njëjtën shtëpi gjatë pushimeve (FOTO) – AlpeGossip
Çfarë? Lori me Besin dhe Xhensilën paskan ndarë të njëjtën shtëpi gjatë pushimeve (FOTO)

Çfarë? Lori me Besin dhe Xhensilën paskan ndarë të njëjtën shtëpi gjatë pushimeve (FOTO)

Teksa vera është fare pranë tashmë, por për duhen ende pak muaj për të nisur sezonin e plazhit, fashionista Lori Hoxha ka vendosur t’i bëjë të gjithë të çmenden, duke postuar një foto nga pushimet e saj të mëparshme.

Në foton në fjalë, ajo shihet në një pishinë mahnitëse, të vendosur para një vilë që me shumë mundësi, edhe ju e keni të parë.

Bëhet fjalë për vilën në Maldive në të cilën verën e kaluar, Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kaluan muajin e tyre të mjaltit të shumëpërfolur.

Si Lori ashtu edhe çifti i famshëm kanë zgjedhur ishullin Landaa Giraavaru për të pushuar në resortin super luksoz “Four Seasons”. Epo bota qenka vërtet e vogël!