DITËT NË IZOLIM/ Bora Zemani tregon përjetimet: Isha keq por… – AlpeGossip
DITËT NË IZOLIM/ Bora Zemani tregon përjetimet: Isha keq por…

DITËT NË IZOLIM/ Bora Zemani tregon përjetimet: Isha keq por…

Pasditen e kaluar në një lidhje ‘Skype’ me emisionin “Rudina” në “Tv Klan” ishte moderatorja e njohur, Bora Zemani. Ajo ka folur për ditët e saj në karantinë, duke treguar së në fillim nuk i ka përjetuar mirë, megjithatë tashmë po e shijon kohën me njerëzit më të dashur. “Fillimet e izolimit i kam përjetuar pak keq me thënë të drejtën. Jo për mbylljen në shtëpi, apo mungesën e punës apo nëpër aktiviteteve të përditshme që kisha, por për paqartësinë që kishim të gjithë. Dhe nuk përqëndrohesha dot nëpër lexime librash, me shumë më ikte koha duke marrë informacione lajmesh, po dale të lexoj çfarë po ndodh me situatën.

Neve vetë na duket sikur e kemi kaluar atë sikletin më të madh, sikur jemi mësuar tani pas një muaji të izoluar, ato fillimet ishin vërtet të vështira. Ndoshta mua apo disa njerëzve të tjerë nuk na takon të themi që e kemi vuajtur izolimin, më tepër e kemi shijuar qëndrimin afër njerëzve tanë. Megjithatë ankthi ka qenë shumë i madh, në fillim duke parë se çfarë ndodhte në shtetet e tjera, kishim atë frikën e madhe, obobo çfarë do ndodhë dhe me ne”, u shpreh Bora.