Moderatori i njohur shqiptar Arian Çani shquhet për lirshmërinë dhe spontanitetin që e karakterizon. Në emisionin e tij ‘Zonë e lirë’, por dhe kudo tjetër, ai shprehet gjithmonë pa dorashka.
Kësaj here, pas debatit të shumëfolur mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, Çani ka publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një foto të fundit të gazetares.
Siç duket, veshja në pozën e Ildës është me dekolte më të mbyllur se zakonisht, duke kujtuar se dekolteja ishte një nga arsyet e debatit të saj me Nanon.
“Më duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve!!! Ti si mendon?” – ka shkruar Çani në postimin e tij.
Duket se as Nano, as Çani, nuk kanë ndërmend t’a lënë rehat gazetaren sportive duke i komentuar veshjet e saj në publik.