“DËRGOJA ALKETËS SE ISHTE HIDHËRU ME JU…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat “thumbojnë” VIP-at (FOTO) – AlpeGossip
“DËRGOJA ALKETËS SE ISHTE HIDHËRU ME JU…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat “thumbojnë” VIP-at (FOTO)

“DËRGOJA ALKETËS SE ISHTE HIDHËRU ME JU…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat “thumbojnë” VIP-at (FOTO)

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Luana Vjollca prej ditësh ndodhet në Dubai me pushime. Në foton e fundit ajo i kërkon ndjekësve të gjejnë se ne cilin kat ndodhet. Një prej tyre “e akuzon” edhe për “Photoshop”.

“Po fotoshopin kush e gjen eshte shtremberuar pak pallati nga fotoshopi afer belit. Shiheni”

Si Luana, ashtu edhe Marina na ka kënaqur sytë me poza të bukura nga Dubai. Mirëpo, duket se nuk eshte e njëjta gjë edhe për “Revisten Class” të Alketa Vejsiut. Kjo pasi kjo e fundit ka bere komente të “çuditshme” për vajtjen e dy motrave në Dubai dhe veshjet si sheike. Një prej ndjekësve ia rikujton këtë gjë Marinës e i shkrua: “Dërgoji disa Alketa Vejsiut se eshte hidhëru ca si shumë me ju”.

Për të qendruar te Alketa, postimi i ditës ishte padyshim “kunja” nga larg për Xhemi, pasi kjo e fundit e imitoi për festivalin.

E megjithatë, jo të gjithë ndjekesit e “Revista Class” e mbështetën në këtë veprim. Ja çfarë shkruan një prej tyre.

/ALPEgossip.al