“KAM MARRË SUPER KOMPLIMENTA…”/ Luana Vjollca na tregon me këtë VIDEO surprizën që do sjelli në “Shiko Kush Luan” – AlpeGossip
“KAM MARRË SUPER KOMPLIMENTA…”/ Luana Vjollca na tregon me këtë VIDEO surprizën që do sjelli në “Shiko Kush Luan”

“KAM MARRË SUPER KOMPLIMENTA…”/ Luana Vjollca na tregon me këtë VIDEO surprizën që do sjelli në “Shiko Kush Luan”

Luana dhe muzika- duket se do ecin gjithnjë paralelisht me njëra-tjetrën dhe këtë moderatorja na e ka vërtetuar disa herë.

Pasioni i saj për të kënduar është rritur bashkë me të, por rastet kur ajo këndon në emisionin e saj “Shiko kush luan” numërohen me gishtat e dorës.

Por, si duket një përjashtim e ka bërë këtë herë për një arsye shumë të fortë. Ditën e sotme ajo ka regjistruar emisionin për festat kombëtare të 28-29 nëntorit dhe si surprizë ka kënduar live në emision.

Nga kjo performancë ajo ka marrë shumë komplimenta dhe ne mezi po presim ta shohim.

Moderatorja ka publikuar dy video në Instastory duke na e treguar vetë këtë fakt teksa ka shkruar:

Për 28 nëntor në “Shiko kush luan” kam kënduar live! Dhe mezi po pres ta dëgjoni se kam marrë super komplimenta!

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/StorySaver.Org-luanavjollca_88613580_2915562588718633_7617099417520076081_n.mp4?_=1

 

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/StorySaver.Org-luanavjollca_88604713_862992351113885_1169813560315790968_n.mp4?_=2

Ndonëse “Shiko kush luan” po i merr goxha kohë dhe energji, nisur edhe nga super suksesi që po korr, ajo sërish ka gjetur pak kohë për në studio, ku mesa duket po punon për një projekt të ri.

Ishte vetë Luana që postoi disa video në llogarinë e saj në Instagram disa ditë më parë, duke zbuluar surprizën të cilën deri tani e kishte mbajtur të fshehtë.

Luana po sjell një këngë të re, vijën melodike të së cilës e ka shkruar vetë për herë të parë.