Ronela njihet gjithmonë për origjinalitetin e saj, dhe natyrën pa komplekse që e karakterizon. Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetin social Instagram dhe ditën e djeshme ka postuar disa foto me rroba banjo dhe pa asnjë modifikim.
Kanë qenë të shumtë ata që e kanë vlerësuar këtë veprim të sajin duke e cilësuar si të vetmen këngëtare pa ndërhyrje dhe kaq të sinqertë në postimet e saja. Por shumë të tjerë kanë shpërthyer në komënte negative në lidhje me peshën e saj, gjë që në fakt Ronelën e ka shqetësuar.
Ajo nëpërmjet Instastory i ka kthyer përgjigje atyre duke u shprehur se:
“Unë publikoj foto për qejfin tim pa asnjë kompleks me dëshirë shumë të madhe dhe më shmë inat më vjen se komentet negative vijnë nga persona që në Instagram kanë zero foto dhe zero njerëz që i ndjekin, kjo tregon sa të bukur janë vetë. E gjithashtu habitem se shumica prej tyre janë femra që shajnë femrat me komente të shpifura sepse ato komente ashtu janë të shpifura. Gjithsesi vajza hipini të dashurëve dhe nxirreni inatin dikur tjetër.” – ka përfunduar Ronela e cila me vonë i ka fshirë Instastoryt.
Nuk është hera e parë që ndodhin fenomëne të tilla në profilet e VIP-ave ku njerëz të panjohur nxjerrin mllefin dhe negativitetin e tyre.