Me postimet në “Instagram”, Adea Pula tërheq shumë vëmendjen duke vazhduar të jetë pjesë e lajmeve në portale, ndonëse është shkëputur nga skena muzikore prej kohësh.
Sot në vëmendje është vënë jeta e saj personale, pasi po përflitet se bjondja simpatike me format bombastike është e lidhur me djalin e presidentit Hashim Thaçi.
Burime për “lajmi.net” kanë bërë të ditur se Endrit Thaçi dhe Adea Pula janë të lidhur.
Nga ana tjetër Endriti është shumë i komentuar për jetën e tij private dhe lidhjet me vajzat e showbizit, por për thashethemet që po hapen së fundmi, djali i presidentit nuk ka dashur të reagojë ende.