“BËNI Ç’TË DONI, NDAÇ NDAHUNI…”/ Ermal Mamaqi mesazh Beatriksës: Ishte shaka… – AlpeGossip
“BËNI Ç’TË DONI, NDAÇ NDAHUNI…”/ Ermal Mamaqi mesazh Beatriksës: Ishte shaka…

“BËNI Ç’TË DONI, NDAÇ NDAHUNI…”/ Ermal Mamaqi mesazh Beatriksës: Ishte shaka…

Beatrix refuzoi të shkonte mbrëmë për darkë në shtëpinë e “Big Brother VIP” për Donaldin, për shkak të batutës së bërë nga aktori i humorit, Ermal Mamaqi, se do të bënte moderatoren Bora Zemani pjesë të serialit të tij “HOT”, dhe ku Veshaj i kërkoi ta paguante mirë.

Pas sherrit të krijuar, Ermali i ka dërguar një mesazh publik Beatrixës, ku i sqaron se e gjitha ka qenë në kuadrin e shakasë. Duke i bërë kështu thirrje publike që të shkonte për të mbështetur të dashurin e saj.

“Ishte shaka! Ky mesazh është për Trixën. Të kam shumë xhan dhe të njoh familjarisht. Më vjen shumë keq që qenke prekur deri në këtë pikë, të garantoj me 100% se ajo ishte një shaka shoqërore që unë ia lejova vetes meqë ne njihemi dhe familjarisht.

Këtë rast bëra një ngacmim, provokim si ato që bëj unë dhe kaq. Fakti që ti je lidhur me Donaldin, nuk do të thotë që ne të mos përmendim në prezencën e tij Borën. Ai djalë besoj që ndjen diçka që u mërzit. Nuk ka faj. Shko bëje të lumtur! Nuk dua të jem unë shkak për këtë problem mes jush ose më saktë, bëni çfarë të doni, ndaç ndahu, po pas kësaj që bëra unë. Shko te djali dhe gjeni diçka tjetër për t’u ndarë”, është shprehur Ermali.