MERIMANGAT NË SHTËPI/ Entomologu shpjegon pse nuk duhet t’i vrisni – AlpeGossip
MERIMANGAT NË SHTËPI/ Entomologu shpjegon pse nuk duhet t’i vrisni

MERIMANGAT NË SHTËPI/ Entomologu shpjegon pse nuk duhet t’i vrisni

Mos i vrisni merimangat që shikoni në shtëpi. Arsyeja? Marimangat janë pjesë thelbësore e ekosistemit natyror dhe janë pjesë e rëndësishme e ruajtjes së një ambienti të pastër.

Shumica e merimangave që do të hasni në shtëpinë tuaj nuk paraqesin asnjë kërcënim për jetën.

Kohët e fundit, Matt Bertone dhe disa nga kolegët e tij nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut zhvilluan një studim vizual të 50 shtëpive, për të marrë një mostër të merimangave që gjendeshin në shtëpi.

Çdo shtëpi që ata vizituan përmbante lloje të ndryshme të merimangave. Llojet më të zakonshme që hasën ishte merimanga e bodrumit.

Një nga aspektet më të dobishme të merimangave është që ato rregullisht kapin dëmtuesit dhe insektet që mbartin sëmundje, si p.sh. mushkonjat.

Duke vrarë një merimangë jo vetëm që i jep fund jetës së një organizmi të pafajshëm, por bën heqjen e një grabitqari të rëndësishëm nga ekosistemi i shtëpisë suaj.

Është e natyrshme të kesh frikë nga merimangat, prandaj mos u skuq. Këmbët e tyre të çuditshme të vogla dhe kafshimet helmuese mund të jenë të tmerrshme.

Ende nuk mund ta toleroni një merimangë në shtëpinë tuaj? Përpiquni ta kapni dhe ta lëshoni jashtë. Do të gjejë një shtëpi të re dhe të gjithë do të jenë shumë më të lumtur!