“E SOLLA UNË I PARI”/ Sherr mes dy këngëtarëve të njohur “live” në emision (FOTO) – AlpeGossip
“E SOLLA UNË I PARI”/ Sherr mes dy këngëtarëve të njohur “live” në emision (FOTO)

“E SOLLA UNË I PARI”/ Sherr mes dy këngëtarëve të njohur “live” në emision (FOTO)

Soiree e Jonida Shehut krijoi së fundi mundësinë për të kthyer kokën pas në vitet ’80, e për të rikujtuar ngjarje apo detaje të asaj periudhe. Asokohe këngët e huaja ishin të ndaluara në vend, ama nuk kanë munguar as guximtarët, të cilët mundën të sillnin këngë të ndryshme si Lambada për publikun shqiptar. E pikërisht këtu lindi debati mes dy emrave të njohur të muzikës shqiptare, Bashkim Alibali dhe Liljana Kondacki: cili e ka kënduar i pari këngën hit në Shqipëri

Liljana thoshte se ka qenë ajo e para, por Alibali nuk bindej dhe këmbëngulte se këngën e kishte sjellë ai i pari gjatë një recitali në Pallatin e Kongreseve. Në fund pas disa replikave me apo nën zë, të dy u qetësuan, por Alibali e këndoi edhe një herë këngën në emision!!!