Pak muaj më parë reperja e njohur Cardi B solli në jetë vogëlushen e saj të parë të quajtur Kulture.
Që nga momenti i lindjes reperja ka dhënë shumë deklarata lidhur me të bijën, por asnjëherë nuk ka pranuar të publikojë imazhin e saj.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Ebro Darden I Apple Music”, këngëtarja u shpreh se i janë ofruar shifra marramendëse për foto të së bijës, por ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye.
“Më ofruan shtatë shifra për foto të vajzës, por unë nuk jam ende gati”,- u shpreh Cardi B.
Kulture erdhi në jetë nga marrëdhënia e këngëtares me partnerin Offset.