NGA E KUQJA VERBUESE TEK BLUJA QIELLORE/ Zbuloni çfarë tregon ngjyra e manikyrit për ju – AlpeGossip
NGA E KUQJA VERBUESE TEK BLUJA QIELLORE/ Zbuloni çfarë tregon ngjyra e manikyrit për ju

NGA E KUQJA VERBUESE TEK BLUJA QIELLORE/ Zbuloni çfarë tregon ngjyra e manikyrit për ju

Nëse mendoni që personaliteti juaj është i deshifrueshëm vetëm falë psikologjisë, gaboheni rëndë. Ndonjëherë janë gjerat më bazike që mund të tregojnë shumë për ju., si p.sh ngjyra e thonjve. Living ju fton të zbuloni se ç’tregon ngjyra e manikyrit për ju.

Manikyri rozë: Gama e manikyrit ngjyrë rozë është shumë e gjerë: duke filluar që nga tonalitetet e e petaleve të trëndafilit deri tek nuancat me të forta rozë fluoreshente. Femrat që zgjedhin këtë ngjyrë kanë pikën e tyre më të fortë delikatesën. Thonjtë e lyre në rozë shprehin dëshirë për të ëndërruar.

Manikyri i kuq: Ngjyra e kuqe është ngjyra më verbuese e paletës së ngjyrave. Fillimisht ishin në modë thonjtë në të kuqe të lehtë dhe më pas erdhi lulëzimi i të kuqes së gjakut. Femrat që përdorin ngjyrën e kuqe kanë një dëshirë të pavetëdijshme për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të joshur.

Manikyri blu: Bluja është ngjyra e sinqeritetit dhe qetësisë. Por ta zgjedhësh për ta përdorur mbi thua, nuk është dhe aq e lehtë. Zonjat dhe zonjushat që përdorin ngjyrën blu janë shumë të sigurta në vete. U pëlqen të dhurojnë dashuri. Harmonia është një pikë tjetër e fortë e tyre.

Manikyri i zi: Ndoshta mendoni që personat që mbajnë thonj të zinj janë admirues të muzikës rok. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Jeni rebele dhe të ftohta. Nuk ju tremb asgjë dhe kjo është ajo për të cilën keni nevojë. Jeni e vendosur.