“LEGJENDA E TELEVIZIONIT”/ Fansat e huaj e krahasojnë Roza Latin me Ellen DeGeneres (FOTO) – AlpeGossip
“LEGJENDA E TELEVIZIONIT”/ Fansat e huaj e krahasojnë Roza Latin me Ellen DeGeneres (FOTO)

“LEGJENDA E TELEVIZIONIT”/ Fansat e huaj e krahasojnë Roza Latin me Ellen DeGeneres (FOTO)

Roza Lati është një prej moderatoreve më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Kjo për shkak të emisionit të saj ‘Why Not’, i cili shpeshherë shkakton diskutime tek publiku, por pa lënë pas edhe postimet e saj provokuese në ‘Instagram’.

Mesa duket, ajo ka vjedhur dhe vëmendjen e publikut jashtë kufirit shqiptar, pasi së fundmi Roza ka publikuar një foto në ‘Instastory’, ku zbulon se një faqe e njohur e ka krahasuar atë me moderatoren e famshme, Ellen DeGeneres. “Nëse Ellen DeGeneres do të kishte një vajzë, ajo do të ishte Roza Lati.

Legjenda e televizionit”, shkruhet në foto. Faqja e huaj numëron plot 523 mijë ndjekës dhe është një ‘fanpage’ i Beyonce, por personi që fshihet pas kësaj faqe duket se ka një ‘dashuri’ për artistët shqiptarë, pasi ndjek dhe Dhurata Dorën, Liberta Spahiun, Eva Murati, Ilda Bejleri etj.