Kiara Tito na tregoi pak më shumë në lidhje me programin e ri që do të nisë së shpejti në Tv Klan, gjatë gatimit në “Kush vjen për drekë”. “Është një format që nuk është parë asnjëherë në Shqipëri. Nuk do të ketë VIP-a siç shumë kanë thënë. Pjesë e ndryshimeve kirurgjikale do të jenë njerëz të thjeshtë. Do të njohim më shumë jetën e tyre, historitë. Do ndjekim përditshmërinë e këtyre personazheve edhe jashtë sallës së operacionit”, ka thënë Kiara, moderatorja që do drejtojë këtë program. Në fakt një format të tillë e kemi parë disa vite më parë, të dubluar nga jashtë, “Extreme Makeover” titullohej. Mbase s`ka shumë lidhje me këtë, por ndoshta kjo do jetë ideja.
(Kiara Tito, Arjola Shehu dhe Arbër Çepani, foto nga Instagrami)
Xhirimet kanë nisur dhe së shpejti do të nisë transmetimet. Kiara është shumë entuziaste për këtë eksperiencë: “Një reality show si ky është një ëndërr që më në fund m`u realizua”.