“Nuk të godas!” 32-vjeçarja i kërkon Aldos ta takojë privatisht dhe e dini pse? (VIDEO) – AlpeGossip
“Nuk të godas!” 32-vjeçarja i kërkon Aldos ta takojë privatisht dhe e dini pse? (VIDEO)

“Nuk të godas!” 32-vjeçarja i kërkon Aldos ta takojë privatisht dhe e dini pse? (VIDEO)

Një 32-vjeçare nga Poliçani i ka kërkuar drejtuesit të emisionit “Aldo Morning Show”, që ta pajtojë më bashkëshortin.

Ajo telefonoi për të folur personalisht me Aldon, ndërsa tregoi se kishte shkuar në ambientet e TV Klan për ta takuar atë.

32-vjeçarja këmbënguli për një takim privat me drejtuesin e emisionit duke e “siguruar” përmes telefonit se nuk do ta dhunojë.

“Unë jam Egla nga Poliçani. Dua të më ndihmosh. Unë të kam marrë 7 herë në telefon vetëm këtë javë. Nëse s’më mban mend ti, të mbaj unë. Të mora se dua të më pajtosh me ish-burrin tim, ai do të pajtojë me mua por nuk e lë familja.

Burri im është 27 vjeç dhe unë jam 32. Ai donte vetë, më thoshte dashuria nuk njeh moshë. Unë dua të takoj privatisht ty, kam ardhur tek Klani por nuk më kanë lënë rojet të futem. Nuk të bëj gjë për atë Zot. Unë nuk godas njeri”, tha Egla.

Por moderatori ia ktheu se nuk do ta ndihmojë. Ai i tha me ironi se Shqipëria ka halle më të mëdha, si pritja e nisjes së negociatave për Bashkimin Evropian.