KORONAVIRUSI/ BBC: 11 përgjigjet për pyetjet më të rëndësishme – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ BBC: 11 përgjigjet për pyetjet më të rëndësishme

KORONAVIRUSI/ BBC: 11 përgjigjet për pyetjet më të rëndësishme

Nga BBC -Më shumë se 110 vende të botës kanë raportuar raste të koronavirusit dhe Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur Covid-19 pandemi globale. Këtu janë përgjigjet për 11 pyetjet më të rëndësishme që bëjnë njerëzit së fundmi.

1. Cila është periudha e inkubacionit për koronavirusin?
Duhen mesatarisht pesë ditë për të nisur shfaqjen e simptomave, thanë shkencëtarët, por disa njerëzve u janë shfaqur më vonë. Periudha e inkubacionit zgjat deri në 14 ditë, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Por disa studiues thonë se mund të zgjasë deri në 24 ditë.

2. Nëse shëroheni nga koronavirusi, a jeni imunë?
Epo, është shumë shpejt për ta treguar. Ky virus ka qenë rreth e rrotull që nga fundi i dhjetorit, por nga përvoja me viruse dhe koronaviruse të tjera duhet të keni antitrupa ndaj virusit, i cili do t’ju mbrojë. Me Sars-in dhe koronaviruset e tjera nuk janë regjistruar rikonfeksione. Ka disa raportime nga Kina për njerëzit që kanë dalë nga spitali dhe më pas kanë testuar sërish pizitivë, por nuk është e sigurt nëse janë të vërteta, informon dritare.net

3. Cilat janë ndryshimet midis koronavirusit dhe gripit?

Koronavirusi dhe gripi kanë shumë simptoma të ngjashme, duke e bërë të vështirë diagnostikimin pa një test. Simptomat kryesore të koronavirusit janë ethe dhe kollë. Gripi shpesh ka edhe simptoma të tjera, të tilla si dhimbje fyti, ndërsa njerëzit me koronavirus mund të ndjejnë vështirësi në frymëmarrje.

4. Çfarë përfshin izolimi?
Vetëizolim do të thotë të qëndrosh në shtëpi për 14 ditë, të mos shkosh në punë, shkollë apo vende të tjera publike dhe të shmangësh transportin publik ose taksitë. Ju gjithashtu duhet të qëndroni të ndarë nga njerëzit e tjerë në shtëpinë tuaj.

Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë për ushqime ose ilaçe! Porositë mund t’i merrni te dera, por nuk duhet të keni asnjë vizitor. Madje duhet të qëndroni larg nga kafshët shtëpiake, nëse kjo nuk është e mundur, lani duart para dhe pasi t’i prekni!

5. Sa i rrezikshëm është koronavirusi për njerëzit me astmë?
Infeksionet e frymëmarrjes, të tilla si koronavirusi, mund të shkaktojnë simptomat e astmës. Ata që vuajnë nga astma duhet të marrin disa masa paraprake. Si marrja e një inhalatori parandalues ​​çdo ditë siç përshkruhet. Kjo ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për sulm astme të shkaktuar nga koronavirusi, apo viruse të tjera, shkruan dritare.net

6. Nëse shkollat ​​janë të mbyllura a do të ketë ndihmë financiare në dispozicion të prindërve?
Punëdhënësit duhet t’u japin prindërve leje, por nuk kanë pse t’i paguajnë.

7. A mund të transmetohet koronavirusi nga dorezat e dyerve dhe për sa kohë mbijeton?
Nëse dikush i infektuar me koronavirus kollitet në dorën e tij dhe pastaj prek diçka, ajo sipërfaqe kontaminohet. Dorezat e dyerve janë një shembull i mirë i një sipërfaqeje që mund të përbëjë një rrezik. Ekspertët mendojnë se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqe, ndoshta me ditë. Prandaj është më mirë t’i lani duart rregullisht për të ndihmuar në uljen e rrezikut për t’u prekur nga virusi.

8. A është e sigurt të notosh në një pishinë publike?
Uji në shumicën e pishinave përmban klor, një kimikat që mund të shkatërrojë viruset. Pra, duhet të jetë e sigurt se pishina është dezinfektuar.

9. A duhet të vendos maskë për të kufizuar mundësinë e përhapjes ose marrjes së virusit?
Edhe pse mjekët dhe kirurgët shpesh vënë maska ​​për fytyrën, ka pak prova që tregojnë se maska bën vërtet punë. Ekspertët thonë se higjiena e mirë, siç është larja rregullisht e duarve dhe sigurisht përpara se të prekni fytyrën është shumë më e efektshme.

10. Cili është rreziku për fëmijët?
Në përgjithësi, fëmijët duket se janë relativisht të pandikuar nga koronavirusi. Kjo mund të jetë për shkak se ata janë në gjendje ta tejkalojnë infeksionin, ose nuk kanë simptoma, ose janë shumë të buta, të ngjashme me një ftohje. Sidoqoftë, fëmijët me probleme në mushkëri, si astma, duhet të bëjnë kujdes pasi virusi mund të shkaktojë ndonjë sulm

11. A mund të prekeni nga Covid-19 nga ushqimi i përgatitur nga një person i infektuar?
Dikush i infektuar me koronavirus mund t’ia kalojë atë dikujt tjetër nëse ushqimi që ata përgatisin nuk është trajtuar higjenikisht. Koronavirusi mund të përhapet nga pikat e pështymës në duar, gjatë kollitjes. Larja e duarve para se të prekni dhe hani ushqim është këshilla e mirë për këdo, për të ndaluar përhapjen e mikrobeve./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net