HIQNI DORË NGA "BAYALAGE"/ Beyonce sjell trendin e fundit të flokëve - AlpeGossip
HIQNI DORË NGA “BAYALAGE”/ Beyonce sjell trendin e fundit të flokëve

HIQNI DORË NGA “BAYALAGE”/ Beyonce sjell trendin e fundit të flokëve

Po, mund t’ju duket vërtetë si një “deja vu”: Beyonce u bë sërish brune. Këngëtarja tregoi ndryshimin drastik, me flokët më të errëta, gjatë performancës me Jay Z në Festivalin “Global Citizen” në Johannesburg, në Afrikën e Jugut, për të nderuar Nelson Mandela-n një shekull pas lindjes së tij.

Ngjyra e re e flokëve të divës së muzikës është gështenjë me dy tufa të vogla në pjesën e përparme në nuancave bjonde, të cilat kornizojnë fytyrën e saj.

Pavarësisht se Beyonce ka qenë brune më përpara, kjo është ngjyra më e errët e flokëve që ka pasur vitet e fundit.

Lidhur me trendet e ngjyrës së flokëve, t’i errësosh gjatë dimrit nuk është ndonjë revolucion, por kur bëhet fjalë për Beyonce atëherë bëjmë një përjashtim.