Moderatorja shumë e dashur për publikun, Ori Nebijaj feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet plot dashuri nga njerëzit e zemrës.
Ori ka festuar që në mesnatë, por vetëm së fundmi ka publikuar foto në rrjete sociale. Ajo ka treguar se festa ishte surprizë nga motrat e saj, teksa shkruan: “Kush ka motra, botën ka! Lum unë për ju!”
Moderatorja ka pozuar e buzëqeshur me një tufë tullumbacesh në duar. Ndërsa mbi tavolinë ndodhet një buqetë e bukur me lule dielli.