“S’MA LE TA SHOH DJALIN”/ Majk dhe Majlinda debatojnë publikisht për Roanin (FOTO – AlpeGossip
“S’MA LE TA SHOH DJALIN”/ Majk dhe Majlinda debatojnë publikisht për Roanin (FOTO

“S’MA LE TA SHOH DJALIN”/ Majk dhe Majlinda debatojnë publikisht për Roanin (FOTO

Majk u ka dhënë fund të gjitha fjalëve që thuhen për të dhe të birin me një postim prekës në Instagram. Reperi ka vendosur të përgjigjet njëherë e mirë për pyetjen: Përse nuk e takon djalin?

Ai sqaron se arsyeja e vetme përse nuk e takon të birin është sepse nëna e tij nuk e lejon. Sipas Majk, Majlinda ende nuk e ka pranuar ndarjen mes tyre dhe kjo është arsyeja e vetme përse ajo nuk e lejon ta takojë të birin:

“Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”,-ka shkruar reperi i revoltuar.

Por nëna e djalit të tij tregon një version tjetër, të dëgjuar edhe më parë. Sipas saj, Majk nuk merr përsipër të paguajë asnjë detyrim ndaj të birit, dhe të gjitha shpenzimet i mbulon familja e saj.

“Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregojë çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”,-shkruan ndër të tjera Majlinda.

Reperi Majk i dha fund lidhjes me partneren e tij, Majlinda Zeka, në kohën kur ajo ishte shtatzënë. Pavarësisht se çifti u pa shpesh bashkë gjatë asaj periudhe apo edhe më vonë kur Roan erdhi në jetë, ata I kanë ndarë rrugët e tyre dhe nuk takohen as për hir të vogëlushit.