Sy të perënduar dhe xheste të pahijshme/ Ja si duken VIP-at shqiptarë TË DEHUR (FOTO) – AlpeGossip
Sy të perënduar dhe xheste të pahijshme/ Ja si duken VIP-at shqiptarë TË DEHUR (FOTO)

Sy të perënduar dhe xheste të pahijshme/ Ja si duken VIP-at shqiptarë TË DEHUR (FOTO)

“Alkooli për burrat është”! Këtë shprehje e kemi dëgjuar shpesh, madje ata që e thonë më shpesh janë pikërisht ata burra pjanec. Të pish ndonjë gotë nuk ka asgjë të keqe por të dehesh dhe të dalësh në publik në atë gjendje nuk është fare mirë, aq më tepër për personazhet e famshme të cilët janë gjithë kohës në qendër të vëmendjes.

E fundit që postoi vetë një foto pasi kishte pirë nja ca gota verë ishte Luana, e cila më pas sikur u pendua dhe e fshiu.

Anxhelina vajza e Albërie Hadergjonajt publikoi para pak kohësh një video ku Albëria po pinte shotsa dhe rezultati ishte si më poshtë. Albëria nuk e përballoi dot pijen aq sa filloi të bënte fytyra të çuditshme.

Rita Ora simpatinë e fansave dhe yjeve botërorë, aq sa është e ftuar në shumë nga evenetet që ata bëjnë. Por pas një mbrëmje me pije alkoolike, dalja në publik është e rrezikshme. Nga ceremonia e ndarjes së çmimeve të “GQ Men Of The Year Awards 2017”, Rita Ora doli e dehur dhe me sy të perënduar. Për më tepër shikoni foton më poshtë.

Endri Prifti kur ka qenë konkurent në “Your Face sounds Familiar” mesa duket para konkurimit kishte pirë ca gota, dhe më pas bëri debat me Alketa Vejsiun.

Kastro Zizo gjithashtu është paraqitur në një emision i pirë, ku bëri debat me një prej të ftuarve dhe pasi idoli pija ekuptoi që kishte lënë nam.

Edhe Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku kanë një foto bashkë ku kanë pirë dhe e mbajnë si kujtim. Kjo foto është publikuar pak kohë më parë nga Ermal Mamaqi.

Përgatiti AlpeNews.al