“I UROJ SHUMË FAT…”/ Pas largimit nga “Për’puthen”, ja çfarë thotë Riniani për Anën (FOTO) – AlpeGossip
“I UROJ SHUMË FAT…”/ Pas largimit nga “Për’puthen”, ja çfarë thotë Riniani për Anën (FOTO)

“I UROJ SHUMË FAT…”/ Pas largimit nga “Për’puthen”, ja çfarë thotë Riniani për Anën (FOTO)

Konkurrentja Ana Kauri kërkoi më herët në “Për’puthen Prime” largimin e saj përfundimtar, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit.

Ajo u përball me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim por refuzoi takimet me të, duke i shpjeguar si i kishte ndikuar asaj rrugëtimi në “Për’puthen”.

Ana i tregoi konkurrentit se kishte frikë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgënjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime. Fillimsht ishte Arbri ai që hodhi akuza të forta mbi Anën, më pas Fatjoni u largua nga “Për’puthen” pa asnjë sqarim.

Ndaj, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë.

Riniani e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Fansat e çiftit po shpresonin për diçka më shumë mes tyre, pas takimit të Anës dhe Rinianit në prapaskenë. Por, a ka ndodhur vërtetë diçka? Ç’raporte ruajnë?

Këtë na e ka treguar vetë Riniani në një postim në InstaStory, teksa dikush e ka pyetur për marrëdhënien me Anën.

“Me Anën mbetëm si e patë dhe juve. Unë i uroj shumë fat dhe suksese në objektivat e veta.”-shkruan ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka ka përfunduar.