Këngëtarja e njohur shqiptare por me famë botërorë, Bebe Rexha ka befasuar me imazhin e fundit të publikuar.
Këtë e ka bërë në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shohim që po pozon në mënyrë shumë provokative dhe jo edhe aq “të hijshme”.
Në fakt, këtu e shohim teksa ajo kishte hapur këmbët teksa veshur mbante pantallona farmerke, bluzë të zezë dhe gjysmë çizme.
“Ishte e shkruar të bëhej”, kishte shkruar Bebe, duke e ndërlidhur me këngën e saj me po të njëjtin emër.
Ndryshe, fansat e saj kanë reaguar duke thënë se ajo po dukej shumë seksi.