“TANI KEMI DJALIN TONË”/ Angela Martini bëhet nënë për herë të parë me miliarderin rumun, por me ndihmën e një nëne zëvendësuese – AlpeGossip
“TANI KEMI DJALIN TONË”/ Angela Martini bëhet nënë për herë të parë me miliarderin rumun, por me ndihmën e një nëne zëvendësuese

“TANI KEMI DJALIN TONË”/ Angela Martini bëhet nënë për herë të parë me miliarderin rumun, por me ndihmën e një nëne zëvendësuese

Modelja Angela Martini është bëhet nënë për herë e një djali. Lajmin e dha vetë modelja me një postim në “Instagram” ku shfaqet foshnja.

angela martini Dragos Savulescu5

“Djali ynë, Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas. Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate. Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirserdhe në botë Kyree!”, shkruan modelja.

Ky është rasti i parë që një vajzë shqiptare e njohur e thotë hapur mënyrën se si u bë nënë, duke u paraprirë pyetjeve se si mundi të bëhej mama me barkun e sheshtë gjithë kohës. Djali i tyre erdhi në jetë pas tejkalimit të disa peripecive, kur bashkëshorti Drago Savulescu, bashkëshorti miliarder u arrestua në ishullin grek Mykonos, një lajm që bëri shumë bujë.